13:56 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Vrasësi i fëmijës 14-vjeç, me të kaluar kriminale

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në Karaqevë të Kamenicës.

Gani Bërnjashi dyshohet se e la të vdekur të birin e tij 14-vjeç si pasojë e rrahjes me shkop druri.

Burimet e Indeksonline brenda organeve të drejtësisë kanë konfirmuar se i dyshuari (prindi i fëmijës) ka të kaluar kriminale.

E këtë e thonë edhe të afërmit e Gani Bërnjashit ku sipas tyre ai ka qenë një person i cili ka shkaktuar gjithnjë probleme.

Sipas fqinjëve të të dyshuarit ai ka qenë një lëmosh kërkues rrugëve të Kamenicës e Gjilanit.

Familjarët poashtu thonë se krimet në këtë familje kishin nisur shumë vite më parë, pasi babai i Ganiut apo thënë ndryshe gjyshi i viktimës, afro 30 vite më parë kishte mbytur dy vajzat e tij me sëpatë i cili më vonë kishte vrarë dhe veten në bunar, ku thuhet se në varrimin e tij nuk ka shkuar askush.

Aktualisht organet e rendit janë duke u marrë me hetimin e këtij krimi për të sqaruar rrethanat që quan deri të vdekja e fëmijës./Indeksonline/