12:11 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Vrasja e 37 vjeçarit, dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 37 vjeçarit nga Shipoli i Mitrovicës është dorëzuar në polici.

Kallxo.com mëson se për vrasjen është në kërkim edhe personi i dytë nga fshati Maxhunaj e Vushtrrisë.

37 vjeçari M.O. u qëlluar për vdekje në rrethana ende të paqarta në njërin nga lokalet në komunën e Graqanicës.

Sipas policisë incidenti kishte ndodhur mëngjesin e datës 3 janar.