13:47 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Vrasja në Ferizaj ndodhi për borxhin e një makine

Shukri Jashari, kryeprokuror i Ferizajt tha  se vrasja e mbrëmshme e një personi në këtë qytet ndodhi për shkak të një borxhi rreth një makine.

“Motivi i këtij rasti lidhet me ni borxh. Viktima bashkë me një person të Prishtinës i kanë pasë dorasit një borxh lidhur me një veturë”, tha Jashari.

Ai deklaroi se deri tash janë arrestuar tre persona që dyshohen për pjesëmarrje në rrahje.

“Tre persona janë ndalu për pjesëmarrje në rrahje, personi që nuk është dorëzu ende, është i dyshuar për vrasje”, tha kryeprokurori Jashari.

Ai deklaroi se i dyshuari për këtë vrasje duhet të dorëzohet, pasi është identifikuar.

Jashari tha se edhe të dyshuarit, edhe i vrari janë nga Ferizaj, ndërsa i dëmtuar sipas tij është edhe një person nga Prishtina, pasi është rrahur./kallxo.com/