19:51 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

VRMO-DPMNE: S`e njohim ligjin për shqipen, do ngremë padi për Xhaferin

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një konferencë për media u shpreh se ai dhe subjekti i tij VMRO-DPMNE nuk do ta njohin Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Mickoski njeherit paralajmëroi padi penale ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi për siç u shpreh shkelje të kushtetutës dhe ligjeve.

Në ndërkohë theksoi se ligji vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i këtij ligji.

Mickoski njoftoi se partia e tij do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.