22:37 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vuajtje, gola dhe spektakël, fiton Real Madrid (Video)

Real Madrid ka mposhtur Betisin me rezultat 5-3 në ndeshjen e xhiros së 24-të të La Ligas.

Golat për madrilenët i shënuan dy Asensio, nga një Ramos e Ronaldo dhe Benzema në fund të ndeshjes.

Ndërsa për Betisin realizator ishin Aissa Mandi , një autogol i Nacho Fernandez dhe Sergio Leon.

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, 17 prapa Barcelonës që kryeson. /IndeksOnline/

Temat: