07:46 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq deklarohet pas vizitës në Kosovë, thotë se nuk ishte e lehtë dhe e këndshme!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ishte e lehtë dhe e këndshme por që ishte i kënaqur me qëndrimin e tij në Kosovë.

Siç tha ai, është i kënaqur për shkak se ka bërë një punë jashtëzakonisht të rëndësishme për unifikimin e popullit në Kosovë.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje se i kishte thirrur të gjithë kundërshtarët e tij politikë në Mitrovicë dhe kishte biseduar me ta, transmeton Indeksonline.

Në kontakt me popullin e Kosovë,  ai vuri në dukje, tri gjëra.

“Së pari ka njerëz që jetojnë si të pasur dhe marrin rroga të larta të shtetit të Serbisë, ndërsa ka edhe të tjerë që nuk kanë asgjë nga shteti. Së dyti, këta njerëz kanë bërë të qartë racionin e tyre dhe unë kam besim se me pak përpjekje dhe angazhim për t’i ndihmuar ata mund ta kenë jetën më ë lehtë. Së treti mua më duket se në një mënyrë racionale isha dhe realist duke folur për situatën në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

“Unë e kuptoj se shqiptarët janë me mendje të hapur për të dëgjuar se një Millan i vogël nga Suvo Grlo humbi babanë e tij dhe ai u qëllua nga vëllai i tij, apo se nëna me gjashtë fëmijë ka humbur burrin e saj dhe se ajo kishte shtënë në të. Sepse deri më tani, ka pasur histori që vetëm serbët ishin kriminelë. Gjëja më e rëndësishme është se njerëzit që humbin të afërmit e tyre duan vetëm të mbijetojnë. Ata nuk kërkojnë hakmarrje, duan të jenë të liri dhe të jetojnë në shtëpinë e tyre. Janë njerëz të mrekullueshëm me fat të hidhur”, ka shtuar ai.

Teksa u pyet se si është ndier se liderë të shumtë të opozitës në Beograd dhe në Kosovë kanë akuzuar atë për vrasjen e Oliver Ivanovniq, Vuçiq ka thënë se kur dikush ka nevojë për një kryetar shteti dhe disa të tjerë asnjëherë nuk kanë qenë në Kosovë për ta parë Ivanoviqit, sipas tij është më mirë të heshtin.

“Në fund kur  ndërgjegjja juaj është e pastër, kur punoni në interes ë popullit tuaj, atëherë ju duhet ta përkrahni gjithë këtë gjë të eci përpara. Po vëzhgoj se janë të zemëruar me bisedën time me popullin tonë në Kosovë për shkak se ata as nuk donin as që guxonin dhe as që internoheshin për ta”, ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe Vuçiq kishte paralajmëruar një vizitë dy ditore në Kosovë, por e cila zgjati vetëm një ditë, pasi ai ditën e diele nuk e vazhdoj vizitën e tij por u kthye në Serbi./Indeksonline/