09:17 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq dhe Putin takohen më 2 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin me datën 2 tetor.

Sipas Tanjug, tashmë është vendosur data e takimit përderisa edhe vetë Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor dhe se në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku diskutuan për Kosovën,  blerjen pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve./Indeksonline/