15:41 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Gazivoda e rëndësishme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në prononcimin e tij për mediai ka thënë se Gazivoda është shumë e rëndësishme për si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.

“Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë gazetarë në një vend. Jam i lumtur që jam në Zubin Potok dhe Gazivodë. Gazivoda është shumë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët. Ato tregojnë rëndësinë e problemeve me të cilat përballemi dhe qëndrimet e ndryshme dhe vështirësitë e politike që shpresoj se do të mund të kapërcejnë. Pa Gazivodë nuk ka mbijetesë. Përmes këtij liqeni dhe hidrocentralit mund të shihni thellësinë dhe peshën e të gjitha mosmarrëveshjeve tona” – tha Vuciq.

Ndryshe, Vuçiq ka shpalosur edhe programin e tij në lidhje e investimet në pjesën veriore të Kosovës, ku parasheh të investohet shuma prej 7-8 milionë euro.

“Kemi një plan invesitimi dhe kjo është edhe thelbi i vizitës time. Është e rëndësishme të bëhet furinizimi me ujë, do të japim një donacion prej 7-8 milionë” ka përfunduar ai./Indeksonline/