15:18 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Jam paralajmëruar, nëse fusim ushtrinë në Kosovë do të përballemi me fuqinë më të madhe botërore

Nëse tentoni të hyni me ushtrinë dhe policinë e juaj në Kosovë, NATO këtë do ta trajtojë si akt armiqësor. Këtë porosi e ka, thotë Vuçiq, se e ka marrë nga forca më e madhe ushtarake në botë.

“Fakti se fuqitë e mëdha nuk e pranojnë, gjegjësisht as nuk e kanë ndërmend ta pranojnë Rezolutën 1244, për ne do të thotë se ne kemi mundësi shumë të vogla të bëjmë diçka në lidhje me këtë”, ka thënë sot kryetari serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq këtë e ka thënë si përgjigje në pyetjen e një gazetari se “a mundet Serbia, pas sulmeve të shumta ndaj serbëve dhe publikimit në mediet kosovare për vendosjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në vijnë kufitare, të fusë në Kosovë pjesëtarët të forcave të sigurisë serbe”.

“Kjo nuk është e drejtë, por ne po luftojmë në përputhje me mundësitë tona shumë të vogla dhe brenda hapësirës së ngushtë për manovrim dhe e jona është të luftojmë”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka shpjeguar, ai personalisht është paralajmëruar, me rastin e idesë për “kthimin” e njëmijë ushtarëve serb në Kosovë, se nëse tentojnë ta bëjnë këtë, do të përleshen me forcën më të madhe ushtarake në botë.

“Nëse tentoni të hyni me ushtrinë dhe policinë e juaj në Kosovë, NATO këtë do ta trajtojë si sulm armiqësor”, ka transmetuar kryetari serb paralajmërimin të cilin e ka marrë.

Kjo është, thotë, situatë serioze, dhe dëshiron që t’iu sqarojë qytetarëve se këtyre njerëzve në të vërtet nuk ju intereson Rezoluta 1244, por fuqia dhe gjendja faktike.

“Për ata vlen vetëm e drejta e forcës dhe ne në harmoni me këtë edhe duhet të veprojmë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe për ta forcuar ekonominë.”, ka porositur Vuçiq.