08:11 / E Shtunë, 07 Korrik 2018

Vuçiq nuk pret që Prishtina ta paraqes Draft-Statusin e AKS-së më 4 gusht në Bruksel

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk pret që Prishtina të paraqesë Draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) më 4 gusht në Bruksel.

Vuçiq i ka deklaruar kështu gazetës  Politika, e cila konstaton se ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, ekipi udhëheqës serb në negociata në tre muajt e fundit është duke ka hartuar një propozim të statutit të ASK që do të paraqitet në Bruksel.

Në prill janë bërë pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Prishtina ishte e obliguar të formonte Asociacionin e Komunave Serbe

Kur serbët nga Kosova  kërcënuan se do ta formojnë vetë Asociacionin, Brukseli caktoi një afat kohor tremujor për Prishtinën, d.m.th. deri më 4 gusht të përfundojë puna për hartimin e Statutit të ASK, përcjell Telegrafi.

Presidenti Vuçiq atëherë kishte thënë se nuk beson që Prishtina do të respektojë ktë afat, por Beogradi do të priste që, siç tha ai, në mënyrë ata të mos akuzohen për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.