15:58 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Nuk tërhiqemi prej dialogut me Prishtinën, por duam rezultate

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se Beogradi është i gatshëm për të biseduar me Prishtinë.

Por që ai ka thënë se nga këto bisedime duan rezultate konkrete, shkruan Most.

“Duam rezultate dhe që qytetarët tanë që kenë besim që ekipi ynë do të luftojë për interesat e vendit dhe gjithë qytetarëve”.

“Nuk e dimë nëse do të ketë bisedime në qershor, korrik apo gusht. Por ne nuk tërhiqemi prej bisedimeve”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se më nuk mund të shkojë në takime në Bruksel dhe të zbatojë marrëveshjet, duke përmendur ato që janë zbatuar dhe ato që nuk janë zbatuar.

“Secilën kohë bëj një pyetje që ende s’ka përgjigje për të, ne kemi gati për të biseduar, por që duam rezultate nga këto bisedime”.

“Nuk është lehtë të bisedohet me ne. Ne jemi gati për kompromise dhe konsecione, por duhet të ketë edhe vullnet prej palës tjetër”.