10:18 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq para takimit me Thaçin: Ne nuk do të pranojmë asnjë lloj presioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sot rreth takimit që do të ketë të dielën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se me rastin e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy vendeve, Serbia është e gatshme për të biseduar në kompromis por jo të pranojë asnjë lloj presioni,transmeton Indeksonline.

“Nëse ky është qëndrimi i shqiptarëve atëherë të mos humbim fare kohë për të shkuar”, ka thënë Vuçiq.

Ditë më parë presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur lajmin se të dielën do të takohet me presidentin serb Vuçiq në Bruksel, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini./Indeksonline/