23:11 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Serbia gati për dialog, parakusht është formimi i ASK-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Bullgari, për të qenë prezent nesër në Samitin e Sofjes.

Por, sonte Vuçiq ka zhvilluar një takim me Shefen për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Sipas mediave serbe, Vuçiq para Mogherinit ka deklaruar se shteti i tij është i gatshëm për dialogun, kur është fjala për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Po kemi ardhur për dialogun, mund ta planifikoni kur të doni por parakusht për këtë është implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu ai ka thënë se kusht tjetër është që pala tjetër të jetë gati për kompromis./Indeksonline/