20:43 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq u bënë thirrje biznesmenëve serb që të investojnë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po qëndron në Kosovë, përkatësisht në Leposaviq aty ku po mbahet forumi i bizneseve.

Vuçiq para biznesmenëve ka thënë se dy banka dhe disa kompani të Serbisë kanë treguar interes që të investojnë në Kosovë.

Ai u ka bërë thirrje biznesmenëve serb që të investojnë në  bizneset e serbëve të Kosovës, përkatësisht edhe në ambientet shqiptare.

“Investoni edhe në ambientet shqiptare në Kosovë, bëni para”, ka thënë Vuçiq para të pranishmëve.

“Shteti do të investojë këtu, sepse Serbia ka investuar në objektet energjetike, në Gazivoda, në ndërtesa, në shumë bimë. Vetëm në Trepçë të investojë 13 milionë euro, kjo është e para e madhe” ka thënë ndë të tjerash Vuçiq para pjesëmarrësve në forum./Indeksonline/