18:31 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Vulin: BE të mos mendojë vetëm për Kosovën

Nëse për BE-në është e rëndësishme vetëm raporti ndaj problemit të Kosovës dhe nëse përcakton kushtet që ajo e di se nuk do të përmbushen dhe kërkon justifikim që Serbia të mos jetë pjesë e saj, atëherë duhet të konsiderojmë ndryshimin e prioriteteve të politikës sonë të jashtme, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai tha se nëse për BE-në nuk janë të rëndësishme politika për paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë është koha për ndryshime të politikës së jashtme.

“Unë nuk e di në emër të kujt flet Fabrici, në emër të vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën apo atyre që nuk e kanë njohur. Nëse ekonomia jonë, demokracia jonë, menaxhimi ynë i krizës së migracionit, politika jonë e paqes dhe stabilitetit për shkak të të cilave rajoni po përparon, dhe nëse për BE-në është me rëndësi trajtimi i problemit të Kosovës, problem në të cilin BE është përfshirë në mënyrë aktive, atëherë është koha të mendojmë për ndryshimin e prioriteteve të politikës sonë të jashtme”, u shpreh Vulin.