22:52 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vushtrri, gati objekti i ri i komunës (Video)

Ditët e punës në ndërtesën e vjetër të Komunës së Vushtrrisë, janë të numëruara.

Punëtorët përgjegjës kanë filluar t’i bartin lëndët nga këtu në objektin e ri, i cili do të përurohet nesër.

Qytetarët shpresojnë që me ndërtesën e re do të vijnë edhe shërbime me të mira.