17:32 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

VV arsyeton pjesëmarrjen e Konjufcës në delegacionin për lobim, të udhëhequr nga Kadri Veseli

Ekipi prej shtatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës është nisur sot për një vizitë zyrtare në Austri, ku qëllimi kryesor është lotimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtij ekipi, i cili udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është bashkuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk konjufca.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka arsyetuar pjesëmarrjen e Konjufcës në këtë vizitë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo vizitë nuk është lobim por aktivitet në kuadër të diplomacisë parlamentare që Kuvendi e ka bërë gjithmonë dhe në këto aktivitete VV merr pjesë zakonisht.

Më tej ajo ka shtuar se ky nuk është delegacion i Veselit, por i Kuvendit të Kosovës.

Ky është postimi i tij:

Në fakt, ky nuk është turi lobues i Veselit

  1. Liberalizimi i vizave nuk bëhet me vizita. Ky proces bëhet me sundim të ligjit nga brenda, lufte kundër korrupsionit e zhvillim ekonomik.
  2. Kjo vizite nuk është lobim por aktivitet në kuadër të diplomacisë parlamentare që Kuvendi e ka bërë gjithmonë dhe ku LV merr pjesë zakonisht.
  3. Ky nuk është delegacion i Kadriut. Por delegacion i Kuvendit. Fakti që në krye të këtij delegacioni është Kadri Veseli është më pak fyes sesa fakti qe ai është kryetar i Kuvendit dhe na i udhëheq punimet e Kuvendit çdo seance ku ne marrim pjesë.
  4. LDK – ja e cila na ka lodhur per liberalizim te vizave tash po mundohet të shënojë poena të ulët politike. LDK- ja bashkë me Kadri Veselin na patën lodhë për liberalizim duke i mbledhur votat për demarkacion. Është e gërditshme kjo përpjekje për viza duke dhënë territor së bashku e tash kishe po kritikohemi mes vete.
  5. Në Vjenë po udhëton edhe një delegacion i madh i qeverisë që kanë një aktivitet tjetër ekonomik. Mediat i kanë përzjer me qëllim duke thënë “delegacioni 30 anëtarësh i Kadrisë për vizat”. Kjo është tendencioze pa e amnistuar mungesën e kredibilitetit të Kadri Veselit për ta përfaqësuar Kosovën në çfarëdo rrethane.