13:41 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

VV-ja qëndroi në sallë edhe pas seancës, ja kush i rrinte afër Dhurata Hoxhës (Video)

Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” janë irrituar tej mase dje pas deklaratës së ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pasi kjo e fundit i quajti pro-rus me veprimet e tyre.

Kjo deklaratë solli pakënaqësi tek partiakët e Albin Kurtit të cilët u konfrontuan edhe fizikisht me deputetët e PDK-së.

Mirëpo, pas përfundimit të seancës, Kurti së bashku me disa deputetë nuk e lëshuan menjëherë sallën. Derisa pak metra larg tyre ishte edhe ministrja Hoxha. Ajo nuk mbeti e vetmuar. Afër saj qëndronte shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj.

Për më shumë, shikoni pamjet nga “Indeksonline”: