15:07 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

VW gjen zgjidhjen për makinat që nuk mund t’i shesë

Volkswagen detyrohet të marrë me qira mijëra hapësira parkimi për t’i ruajtur makinat që nuk mund t’i shesë ende ligjërisht.

Këto makina të reja nuk mund të shiten ligjërisht derisa të modifikohen ose të ricertifikohen për shkak të emisioneve të naftës, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë që procedura për rregullimin e këtij problemi vazhdon, makinat që kanë dalur nga linjat e prodhimit duhet të ruhen diku.

VW thuhet se ka marrë me qira një numër parkingjesh shumëkatëshe dhe flitet poashtu për përdorimin e aeroportit Berlin-Brandenburg, i cili ka mjaft hapësirë të pashfrytëzuar.

VW poashtu është duke mbyllur disa fabrika për një pjesë të javës për të ngadalësuar furnizimin e tanishëm të makinave. Fabrika kryesore e VW-së në Wolfsburg do të mbyllet për 1-2 ditë në javë në muajt gusht dhe shtator. Zwickau, e cila bën pjesë për Golf, dhe Emden, që bën pjesë për Passat, do të ulin orarin e tyre të punës.

Temat: