23:13 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Walcott thotë se Arsenali për pak ia hoqi futbollin nga qefi

Ylli i Everton, Theo Walcott ka zbuluar se Arsenali ishte për pak të ia heq nga qefi lojën e futbollit. Futbollisti anglez ka thënë se po të qëndonte në Arsenal, me siguri se nuk do ta donte më futbollin.

“Nuk do të gënjej. Isha shumë afër ta hiqja futbollin nga dashuria që kisha për të. Kisha në fillim lojëra të mira, por më pas nuk mu dha mundësija të luaja. Kohët e fundit në atë skuadër filloja të ndjejë sikur mos të isha më pjesë e ekipit.

Kur erdha në Everton kam marr kënaqësi të reja. Njoha njerëz të ri, filozofi të re, filloja të dua përsëri futbollin dhe shoh veten të buzëqeshur” ka thënë Walcott./Indeksonline/