20:49 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Walkie Talkie nga Apple realizon ëndrrën tuaj

Nëse ëndrra juaj e fëmijërisë do të ishte të bisedoni me miqtë tuaj nëpërmjet radiofonëve të valëve, atëherë do të jesh i lumtur të dëgjosh se Apple më në fund mund ta bëjë ëndrrën tënde realitet.

Krahas serisë së re të Apple Watch 4, Apple lançoi një aplikacion të ri të Walkie Talkie, transmeton Indeksonline.

Aplikacioni u lejon pronarëve të Apple Watch të komunikojnë me pronarët e Apple Watch, thjesht duke folur në dore.

Sapo të shkarkohet, aplikacioni Walkie Talkie do t’ju tregojë një listë të gjithë pronarëve të Apple Watch që ju keni folur kohët e fundit.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni nëse do të shfaqni Apple Watch si ‘Available’ ose jo.

Sapo të vendosni se me kë doni të bisedoni, mund të prekni emrin e tyre dhe do të shfaqet një ‘Talk’ logo, që do të thotë se ka filluar biseda./Indekonline/.