12:32 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Wenger: Arsenali do të shpallët kampion vitin e ardhshëm

Trajneri i Arsenalit, i cili do të largohet në fund të sezonit, Arsene Wenger ka thënë se Guners do të jenë kandidat serioz për të triumfuar në Premierligë sezonin e ardhshëm.

Ai ka thënë se skuadra ka mentalitet dhe kapacitet për të arritur suksesë në këtë kompeticion.

“Jam i bindur se Arsenal do të jetë një nga kandidatët vitin e ardhshëm”, tha ai për Evening Standard . “Cilësia është atje, shpirti është i jashtëzakonshëm”

“Nëse ekipi ka një ose dy rezultate të mira në sezonin e ardhshëm ata do të luajnë për Premiership, unë jam i bindur, sepse ka diçka të veçantë në atë skuadër që do të dalë sezonin e ardhshëm”.

“Nëse shikoni në sezonin tonë, në shtëpi kemi formë fitore të kampionatit dhe larg kemi pasoja të shumë gjërave”, ka shtuar Wenger. /IndeksOnline/

Temat: