16:44 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Wenger e “tregon” pasardhësin: Ky trajner ideal për Arsenalin!

Arsene Wenger ka folur për mundësinë që Mikel Arteta të marrë drejtimin e Arsenalit. Trajneri francez ka thënë se Arteta do të ishte zgjedhje përfekte për klubin.

“Arteta ishte një lider i madh. Ka një pasion të madh për lojë, e di se çfarë do klubi, e di se çfarë i duhet Arsenalit. Ka cilësi të larta, por nuk dua të ndikojë publikisht” ka thënë Wenger.

Arteta është aktualisht asistent i Pep Guardiolës te Manchester City, ndërsa po llogaritet favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit./Indeksonline/

Temat: