14:01 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Wenger largohet në verë, Thomas Tuchel pasuesi i tij?

Arsene Wenger mund të largohet në verë nga skuadra e Arsenalit.

Trajneri francez pritet të zëvendësohet nga gjermani, Thomas Tuchel, i cili së fundi refuzoi ofertën e Bayern Munchen, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave gjermane, arsyeja pse Tuchel refuzoi kampionin e Bundesligas është Arsenali, dhe thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje.

Wenger ka kontratë deri në vitin 2019, por rezultatet e dobëta shumë lehtë mund ta largojnë francezin nga “Emirates”.

Tuchel i cili është pa punë që prej largimit nga Borussia Dortmund, është në bisedime edhe me skuadrat si PSG dhe Chelsea./IndeksOnline/