15:08 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Wenger: Mund të shtyhet debutimi i Aubameyang

Arsenali mund të mos e ketë në dispozicion sulmuesin e ri të skuadrës.

Pierre Emerick-Aubameyang iu bashkua Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit nga Borussia Dortmund, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit londinez, 64 milionë euro.

Ndonëse pritej që sulmuesi nga Gaboni, të debutonte këtë fundjavë ndaj Evertonit, trajneri Arsene Wenger ka zbuluar që Aubameyang është me grip dhe paraqitja e tij mbetet në dyshim, transmeton KosovaPress. “Aubameyang është me grip dhe nuk ka stërvitur mjaftueshëm, duhet ta përcjellim gjendjen e tij para se të marrim një vendim”, ka thënë Wenger.

“Do të konsultohem edhe me mjekët e skuadrës e më pas të shohim nëse ai do të jetë gati për lojë”. Wenger gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë që nga minuta e parë të luajë Henrikh Mkhitaryan, i sapo ardhur nga Manchester United. /IndeksOnline/