17:17 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

WhatsApp arrinë një shifër rekorde

WhatsApp ka publikuar shifra të reja të përdorimit si rrjet. Kompania ka njoftuar se WhatsApp tashmë ka 1.5 miliard përdorues dhe 60 milion mesazhe të dërguara në ditë.

Rritja konsiderohet si gjigante pasi që në kohën kur Facebook e bleu këtë në vitin 2014, rrjeti kishte vetëm 450 milionë përdorues, ndërsa tani shifra është vërtetë rekorde.

Kujtojmë se Facebook e bleu WhatsAppin në vitin 2014 për 19 miliardë dollarë./Indeksonline/

Temat: