22:00 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

WhatsApp lanson një aplikacion vetëm për biznes

WhatsApp e ka lansuar një aplikacion të cilin e kishte paralajmëruar vitin e kaluar. Kompania e njohur ka thënë se me këtë aplikacion do të ndihmojë bizneset për të qenë më afër me konsumatorët.

“Përshkrimi i biznesit, adresa e postës elektronike ose dyqanit, dhe faqja e internetit e cila do t’i ndihmojë klientët të komunikojnë me bizneset. Poashtu, do të ketë hapësirë për komunikim me mesazhe” thuhet në njoftimin e WhatsApp.

Ky aplikacion është i disponueshëm aktualisht në Android./Indeksonline/

Temat: