21:04 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

WhoScored vlerëson lart Shaqirin, nuk qëndrojnë keq as Ajeti dhe Mehmedi

Zvicra e shqiptarëve e ka ”demoluar” sot Islandën në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Vladimir Petkovic ka arritur ta mposhtë Islandën me rezultat, 6-0 në St.Gallen.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë për skuadrën helvetike startuan dy mesfushorët shqiptar, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, transmeton IndeksOnline.

Dhe natyrisht se të dy lojtarët dhanë maksimumin sot në përballje ndaj befasisë së Evropianit në vitin 2016.

Shaqiri shënoi një gol spektakular në minutën e 53-të nga gjuajtja e lirë, teksa WhoScored e vlerëson me notën 8.7.

Ndërsa, edhe Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti, të cilët u inkuadruan në pjesën e dytë, shënuan nga një gol dhe u vlerësuan me notat, 6.9, respektivisht 7.2./IndeksOnline/