08:47 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Wilder tenton ta thërras Eddie Hearn, ia lë një mesazh (Video)

Deontay Wilder kërkon me çdo kusht ballafaqimin me kampionin botëror të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Joshua mbrëmë fitoi kundër Joseph Parkerit me ndihmën e gjyqtarëve, pasi meçi shkoi deri në raundin e 12’të, shkruan IndeksOnline.

Britaniku pas luftimit, tha përball kamerave se dëshiron një përballje kundër Wilderit.

Ndërsa, amerikani së bashku me ekipin e tij ka telefonuar menjëherë promotorin, Eddie Hearn, por ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin.

Incizuar nga duart e Wilderit, shihet një pjesëtar i ekipit “Wilder”, i cili thërret në telefon Hearnin, dhe i thotë që ta hap telefonin dhe t’i bëjnë planet për meçin e radhës.

Me shumë gjasa, meçi mes Joshuas dhe Wilderit mund të ndodh gjatë këtij viti, në muajin qershor ose në tetor./IndeksOnline/