15:21 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Willian afër Barcelonës, Coutinho thuhet se e ka bindur

Barcelona është gjithmonë e më afër marrjes së shërbimeve të brazilianit Willian, sipas Mundo Deportivo.

Pjesa më e madhe e “fajit” që lojtari i Chelseat është afër nënshkrimit me klubin katalanas, është Philippe Coutinho. Janë dy gjëra që ndikojnë dhe ndihmojnë në ardhjen e Willian përmes Coutinhos në Barcelonë.

E para është se Coutinho ka shfrytëzuar rastin në Kupën e botës për të bindur Willian. Mesfushori i Barcelonës ka qenë për rreth një muaj me lojtarin blu. Sipas disa mediave braziliane, Coutinho ka pasur disa biseda në Rusi me partnerin e tij që t’i bashkohet Barcelonës.

Lojtari i Chelseat, pas pesë sezoneve në Stamford Bridge, sheh një fillim të mirë dhe do të ishte i gatshëm të shkonte në Barcelonë. Përveç kësaj, vitin e kaluar ai kishte probleme dhe disa diskutime me ish-teknikun blu, Antonio Conte, dhe marrëdhëniet e tij me klubin nuk janë aq mirë.

Nga ana tjetër, Coutinho ka hapur dyert e Camp Nou për Willian në sajë të pasaportës së tij të komunitetit. Falë kësaj ekipi katalanas nuk do të kishte ndonjë problem për të nënshkruar një nga synimet e tyre këtë verë, Willian, i cili do të zinte vendin e një jo-komunitari. /IndeksOnline/