11:07 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Willian/ Fotoshop apo e vërtetë, del foto me fanellë të United (Foto)

Willian duket se do të jetë transferimi më i ri i Manchester Unitedit.

Ylli i Chelseas flitet që një kohë të gjatë për një transferim të mundshëm në “Old Trafford”, në mënyrë që t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.

Duket se një gjë tashmë është arritur, braziliani do t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.

Këtë e konfirmon edhe një foto që po qarkullon, ku shihet Willian me fanellën e Unitedit.

Ende nuk dihet se a është fotoshop apo e vërtetë, e një gjë pritet të konfirmohet gjatë ditëve në vijim.

29-vjeçari është pjesë e Bluve të Londrës që nga viti 2013. Ai ka bërë afro 200 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola./IndeksOnline/