Xhabir “bossi” po e shijon Kosovën
Xhabir Zharku po i shijon bukuritë e Kosovës. Ish kryetari i Kaçanikut po del “shlirë” në vendlindjen e tij pas rikthimit nga Suedia.
Bashkë me familjen e tij, Zharku si boss po i soditë vende të ndryshme në Kosovë. Muajin e kaluar, Zharkut i është parashkruar dënimi me burg dhe tani ai është tërësisht i lirë.
Zharku, kishte jetuar lirshëm në Suedi, derisa Suedia kishte njoftuar autoritetet kosovare se nuk mund ta ekzekutoj dënimin në këtë shtet sepse s’ka marrëveshje ndërshtetërore./Indeksonline/