07:41 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Xhelozia e tepërt do ma shkatërrojë lidhjen, por…

E ndjej veten me fat që e kam gjetur një femër shumë të mirë pas vdekjes së gruas sime tre vite më parë, por më duket se xhelozia ime do të shkatërrojë gjithçka.

Unë jam 42 vjeçar ndërsa e dashura ime 40. Jam shumë xheloz kur ajo kalon kohë me shoqëri apo në ndonjë aktivitet tjetër.

Unë vij nga një familje e madhe por babi im vdiq qysh kur unë isha 4 vjeçar. Ai pati sulm në zemër, ndërsa mamaja më fajësoi mua. Mamaja ime nuk është njeri i mirë. Ajo gjithmonë tregonte mllef ndaj meje dhe kënaqej kur më poshtëronte para shokëve të shkollës time.

Doja të kisha dashuri nga vëllezërit e motrat më të mëdha, të ktheja dashurinë që më ka munguar nga babi, por askush nuk ma dha. Ndihem i uritur për dashuri.

E di që kjo është njëra prej arsyeve që unë jam xheloz, por si t’ia bëj?

Përgjigjet e psikologes:

Për ty do të ishte tepër e vështirë nëse do e humbisje gruan që do. Do të të rritej pasiguria. Është shenjë e mirë që ti e di problemin tënd. Tregoji asaj problemin tënd dhe kërkojini përqafim qetësues kur ke nevojë.

Ndërtoni jetën tuaj së bashku në atë mënyrë që nuk do të shqetësoheni më kur ajo del me shoqëri./Indeksonline/