15:42 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Xhudo: Loriana Kuka fiton të artën (Foto)

Loriana Kuka, xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian që po mbahet në Zvicër.

Kuka në finale mposhti francezen, Valentine Marchand, shkruan IndeksOnline.

Para se ta mposhte finalisten, Kuka në gjysmëfinale u përball me belgen, Sophie Berger, të cilën e mposhti me lehtësi.

Trajner i Lorianës ishte Sylë Kuka, i cili ishte trajner i Driton Kukës në të kaluarën.

Përveç Lorianës, me medalje është stolisur edhe Erza, e cila e fitoi të bronztën në Zagreb./IndeksOnline/