14:18 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Yahoo përditëson aplikacionin Mail për shfletuesit mobil

Yahoo Mail mund të mos jetë aq popullor sa dikur, por me 227 milion përdorues aktivë në mbarë botën dhe 26 miliardë e-mail-e që dërgohen çdo ditë, padyshim është një prej platformave më popullore në planet.

Kompania vendosi të sjellë dy ndryshime për të përmirësuar eksperiencën e postën elektronike: një panel i ridizajnuar për shfletuesit mobil dhe një aplikacion i përshtatur për Android Go, versionin e “lehtë” të sistemit operativ.

Nga dita e sotme të dy ndryshimet janë të disponueshme.

Në shfletuesin në mobil Yahoo Mail nuk ringarkohet kur kryeni veprime si fshirja e mesazheve dhe pastrimi i koshit si dhe merr disa opsione prej aplikacionit mobil.

Gjithashtu është shtuar një panel mjetesh për akses të shpejtë disa komanda si fshirja, replikimi dhe dërgimi i mesazheve.

Ndryshime janë aplikuar edhe në sfond ku ekipi i Yahoo Mail përditësoi kodin e JavaScrpts. Ky kod është zhvilluar në React dhe Redux duke përdorur Node.js dhe AJAX.

Të gjitha këto masa u morën për të sjellur Yahoo Mail në shfletuesit mobil më pranë aplikacioneve mobile dhe desktop.

Sakaq aplikacioni për Android Go i Yahoo Mail është i bazuar në të njëjtën arkitekturë si aplikacioni standard. Përdor një sasi RAM-i minimale dhe më pak se 10MB memorie të brendshme.

Temat: