09:31 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Yerry Mina “fshin” Barcelonën nga Instagrami, shton gjigantin anglez! (Foto)

Yerry Mina pritet që të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi kolumbian ka fshirë nga llogaria e tij e Instagram shkrimin se është një futbollist i klubit nga Katalunia, si dhe ia ka bërë “Follow” gjigantit nga Anglia, Manchester United, shkruan IndeksOnline.

Mina i cili befasoi të gjithë me paraqitjen e tij në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ka marr oferta të shumta.

Mbrojtësi po kërkohet me ngulmë nga skuadra si, Manchester United dhe Everton.

Mina u transferua në Barça gjatë janarit 2018 për 11.9 milionë euro nga skuadra e Palmeiras.

Përveç gjigantëve nga Anglia, 23-vjeçari ka oferta edhe nga Superliga e Turqisë./IndeksOnline/