14:51 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i Bayernit pritet të largohet në fund të sezonit

Sulmuesi i Bayern Munich, Franck Ribery ka deklaruar se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Bayern Munich.

Ndër të tjerash francezi ka pohuar se ka pasur oferta serioze nga Kina, por atij i pëlqen Bundesliga dhe Liga e Kampionëve të cilën do të ëndërronte ta fitonte për herë të dytë

Ribery ishte transferuar te Bavarezët në vitin 2007 nga Marseille dhe ka shënuar 117 gola në 391 paraqitje dhe ka fituar gjithsej 21 trofe me klubin gjerman. /IndeksOnline/