21:19 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i Chelseat e pranon se është afër largimit nga skuadra

Kapiteni i Chelseat, Gary Cahill, ka pranuar se po mendon të largohet nga klubi për shkak të mungesës së kohës në Stamford Bridge.

Mbrojtësi anglez ka kaluar më shumë se 6 vjet në klub pas lëvizjes së tij nga Bolton në vitin 2012.

“Nuk dua të bëj hop, pa e përfunduar hapin, por përderisa gjërat qëndrojnë kështu, më duhet të them se po mendoj largimin. Nuk jam nga ata që pranoj të qëndroj në bankën rezervë.

Karriera është aq e shkurtër, dhe nuk dua ta shoh futbollin nga banka. Kam respekt për të gjithë në klub, por ndonjëherë duhet të merrni vendime të vështirë për të mbajtur karrierën” ka thënë Cahill./Indeksonline/

Temat: