19:48 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Francës gjatë javës në Madrid, afër skuadrës së famshme

Ylli francez, Djibril Sidibe me shumë gjasa do ta vazhdoi karrierën në La Liga. Mbrojtësi i krahut të djathtë i Monacos raportohet se ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin.

Futbollisti francez pritet që në fillim të javës së ardhshme të vë nënshkrimin me skuadrën e Simeones, para se të fillojë Botërori.

Pavarësisht se ditë më parë Sidibe renovoi kontratën me Monacon, Atletico thuhet se ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën.

Sidibe është 25 vjeçar ndërsa llogaritet si alternativa e parë e Deschamp në Botëror për Francën./Indeksonline/