20:18 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Gjermanisë: S’po më zë gjumi që nga eliminimi

Ylli i Kombëtares Gjermane, Sammi Khedira ka thënë se nuk po mund të fle që nga eliminimi në Kupën e Botës. Mesfushori i Juventusit ka fajësuar veten dhe bashkëlojtarët ndërsa ka thënë se Joachim Low duhet të qëndrojë.

“Nuk po mund të fle që nga momenti i eliminimit. Ndihem si të jem i sëmurë. Nuk mund ta besojë që Botërori do të vazhdojë edhe dy javë dhe ne do të jemi vetëm shikues. Nuk ishim arrogant, dukeshim si të pagjak. Fajtor jam unë dhe të tjerët, ndërsa Joachim Loë duhet të qëndrojë” ka thënë Khedira./Indeksonline/