10:55 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Ylli i Juventusit, blerja e parë e Emeryt te Arsenali

Unay Emery është duke bërë planet për transferimet e para te Arsenali. Ylli i Juventusit, Stephan Lichtsteiner do të jetë transferi i parë i Arsenalit.

Mbrojtësi zvicërian do të jetë i topçinjëve pa asnjë cent pasi që kontrata e tij me skuadrën italian përfundon me 1 korrik dhe do të jetë transfer i lirë.

Përvoja e Lichsteiner është përparësia që Emery e sheh tek futbollisti që tani ka 34 vite mbi supe. Lichtsteiner do të jetë alternativë e Bellerin në krahun e djathtë të mbrojtjes./Indeksonline/