21:20 / E Premte, 12 Janar 2018

Ylli i Kosovës i zhgënjyer me çmimet e FFK-së: A nuk mjaftuan trofenjtë? [Foto]

Portieri i Kosovës, Bledar Hajdini është ndarë i zhgënjyer me çmimet e ndara nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Portieri i Trepçës 89 ka reaguar në Facebook duke publikuar sukeset që kishte me Trepçën 89 dhe dëshpërimin që mori nga ceremonia e sotme e FFK-së.

“Të gjitha këto nuk mjaftuan” është reagimi i Hajdinit në Facebook. Hajdini llogaritet si portieri më i mirë ne vend aktualisht por që nuk zuri vend në formacionin e vitit.