18:48 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Ylli i Manchester United: Hazard është futbollisti më i mirë në Premierligë

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera e ka quajtur anësorin e Chelseas, Eden Hazard si futbollistin më të mirë në Premierligë.

“Për mua, Hazard është lojtari më i mirë në ligë,” tha ai për The Big Interview, shkruan indeksonline.

“Sipas mendimit tim ai është lojtari më i mirë në ligë, unë e kam thënë atë që nga dita ime e parë këtu”.

Spanjolli gjithashtu kishte fjalë të mira edhe për portierin e United David De Gea, duke e cilësuar si portierin më të mirë në kampionat.

“Për mua, Davidi është portieri më i mirë deri më tani. Unë mendoj se ai ka diçka që vjen nga Zoti. Zoti e zgjodhi atë në gol dhe Zoti e zgjodhi Messin në fushë”, shtoi Herrera.

Chelsea dhe Manchester United do të takohen në finalen e FA Cup të shtunën në mbrëmje. /IndeksOnline/