14:05 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ylli i notit befason fansen e tij, duke i dhuruar medaljen e artë që fitoi (Video)

Për shumë  notues, të fitosh medaljen e artë është një arritje tepër e lartë.

Kështu shikuesit e  mbrëmshëm të “Sport Personality of the Year Awards” kanë mbetur gojë hapur kur ylli Adam Peaty, i dhuron medaljen e tij të fundit një fansës së tij, një vajze të re e cila ishte në publik.

Peaty fitoi betejën në 100 metra në not, por veprimi i tij jashtë pishine e bëri atë edhe më madhështor, transmeton Indeksonline.

Peaty shihet duke i dhënë edhe autografin fansës së tij, pasi ia dha medaljen e rekordit që arriti për 55.94 sekonda.

Ai për media kishte thënë se këtë gjë e ka bërë pasi ka dashur që ta ndryshoj jetën e saj.

Nga reagimi, ajo duket shumë e lumtur dhe njëkohësisht e habitur nga ky gjest.

Ky veprim i tij u mirëprit nga të gjithë fansat e tij, të cilët e përgëzuan për këtë gjë./Indeksonline/