14:21 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Ylli i pornos: Trump më shokoi në shtrat

Stormy, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, në një intervistë ka zbuluar se ai afera e saj me Donald Trump kishte qenë e shkurtër dhe vetëm për seks.

Sipas saj, takimi i tyre është mbajtur në apartamentin vip të presidentit të sotëm, në hotelin e tij Lake Tahoe.

Kjo kishte ndodhur në korrik 2006, tre muaj pasi që  Melania Trump lindi fëmijën Baron. Për të konfirmuar se flet të vërtetën, aktorja e filmave porno pranoi testin e  poligrafit gjatë kohës së intervistës.

Stormy ka zbuluar se thirrjen e fundit nga Trump e kishte pasur kah fundi i vitit 2009 dhe në fillim të 2010, shkruan Independent.

Rrëfimin e Stormy për aferën e konfirmoi edhe ish-bashkëshorti i saj Mike Mose, i cili ka zbuluar se ajo shpesh ka biseduar me presidentin e sotëm.

Këshilltari i Trump, Michael Cohen, i cili thuhet të ketë paguar aktoren 130 mijë dollarë për të heshtur aferën,  ka thënë se Trump edhe një herë hedh poshtë një tezë të tillë.