10:45 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Real Madridit: Do të largohem këtë verë, është më mirë për mua

Pavarësisht se po kalon momente të rëndësishme në karrierë me Kroacinë në Botëror, Mateo Kovacic ka vendosur një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë.

Mesfushori kroat ka vendosur largimin nga Real Madridi në këtë verë.

Në një intervistë për “Marca”, Kovacic ka thënë se gjëja më e mirë për të është largimi nga Reali.

“Do të doja të luaja më shumë në Madrid sepse e dua futbollin, por e dua edhe fushën. Te Reali është e vështirë të luash. Për këtë arsye unë kam vendosur të shkoj në një skuadër tjetër ku kam mundësi të luaj më shumë. Është një mundësi që dua të kem që tani. Te Reali secili lojtar është i rëndësishëm dhe secili synon të luaj shumë. Kam kaluar tre vite të mrekullueshme te Reali, kam fituar trofe, por tani dua të luaj më shumë të ndonjë skuadër tjetër për të treguar potencialin tim” ka thënë Kovacic./Indeksonline/