16:29 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Unitedit gati sa nuk u rrah me lojtarët kundërshtarë (Video)

Nemanja Matic, futbollisti i njohur europian për një moment e kapën nervat në takimin ndaj Kosta Rikës.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes Serbi – Kosta Rika, ku futbollisti i Manchester Unitedit u kacafyt me lojtarët kundërshtar dhe një pjesë të stafit, shkruan IndeksOnline.

Matic shpëtoi pa u ndëshkua edhe pse gjyqtari e shikoi me kujdes këtë incident nga sistemi VAR.

Në fund Kombëtarja e Serbisë arkëtoi tre pikë të arta./IndeksOnline/