13:19 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ylli kroat në “radarin” e Manchester United

Manchester United është duke menduar të bëjë një goditje të madhe gjatë këtij afati kalimtar.

E përditshmja angleze “Dailymirror” ka raportuar se Manchester United do të dërgoj një ofertë prej 44 milionë funtesh për yllin e Kroacisë, Ante Rebic.

Rebic është pjesë e Frankfurtit dhe karrierën e ka filluar në Kroaci me RNK Split, shkruan indeksonline.

Dhe tani duket sikur 24 vjeçari mund të jetë nënshkrimi i fundit i Djajve të Kuq derisa ata po mundohen të sfidojnë Cityn për transferimin e lojtarit.

Ante Rebic ka bërë paraqitje shumë të mirë gjatë Kupës së Botës ku ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha. /IndeksOnline/