09:48 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli më i ri i Kombëtares: Ëndërra ime është gati të bëhet realitet

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati edhe zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën në garat internacionale.

Reprezentuesi i Kosovës, U-21 e konfirmoi dje se ka pranuar ftesën e trajnerit, Bernard Challandes.

Ditë më parë ishte përfolur se Kastrati dëshiron ta përfaqësojë Kroacinë, por kjo dilemë ka marrë fund.

Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit do të luajë për Kosovën A tani e tutje, shkruan IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, playing a sport

Dhe në një prononcim për IndeksOnline, Kastrati tha se kjo ishte një ëndërr për të e që tani u bë realitet.

”Jam shumë i lumtur që një nga ëndërrat e mia është gati të realitet”.

”Mezi pres ta djersis fanellën e Kosovës sepse për këtë shtet kanë derdhur gjak shumë njerëz”.

”Dhe gjithmonë do të jem i gatshëm ta jap maksimumin për Kombëtaren kosovare”, u shpreh Kastrati./IndeksOnline/