21:32 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Ylli përforcon vendin e tretë, mposht Trepçën

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Trepçën me rezultat bindës 92:73 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore skuadra nga Theranda është përforcuar në pozitën e tretë, duke e shfrytëzuar edhe humbjen e Rahovecit, derisa “Minatorët” po thuaj i kanë humbur shpresat për një vend në play-off.

Çereku i parë paralajmëroi rivalitet më të madh, madje Trepça këtë dhjetëminutësh e fitoi me 31:19, por në vazhdim gjërat ndryshuan.

Çereku i dytë ishte vendimtar, pasi vendësit e fituan me 22:07, ndërsa edhe pas pushimit e diktuan ritmin e lojës për t’iu gëzuar në fund fitore me 19 pikë dallim, 92:73. Michael Harmon me 30 pikë ishte më efikasi te Golden Eagle Ylli, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Artin Gashi (18), Marvin Smith (17) e Leonard Mekaj (13). Në anën tjetër, Samir Zekiqi me 29 e Besnik Azemi me 25 pikë ishin më të dalluarit te Trepça.

Temat: